Epilogu

Trashëgimia dhe ADN-ja ilire e Shkupit dhe e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut

Shkruan: Medai Shaholli

Së paku që nga themelimi Jugosllavisë socialiste më 1945, ka filluar ‘lufta’ pakompromis për përvetësimin e trashëgimisë kulturore dhe të identitetit ilir si nga ana serbe poashtu edhe nga sllavo-maqedonase, ku këta të fundit emrin e etnisë sllave e kanë përvetsuar si emër të kombit të tyre nga emërtimi i lashtë Makedoni.

Zbulimi i fundit i dy pllakave të gurit në varrezat e vjetra në Karposh të Shkupit, ku mbi të qëndron epitafi ‘Dardanus’ ka shkaktuar vetëm zhurmën mediatike dhe jo lëvizjen dhe interesin e institucioneve të trashëgimisë kulturore për rajtjen dhe konservimin e objekteve historike siç është Muzeu i Shkupit, për shkak të ‘hatërmbetjes’ së emërtimit që mbajnë si ‘Dardanus dhe jo Car Samuil’, pasi këto pllaka dëshmojë edhe njëherë rrënjët e trashëgimisë iliro-dardane të nëntokës së Skupit të lashtë.

Mosbesimi i shqiptarëve ndaj gatishmërisë së Muzeut të Shkupit lidhur me objektet e rëndësisë së veçantë historike është evident pasi edhe në të kaluarën nga ky Muzeum kanë ‘fluturuar’ objekte të trashëgimisë historike të nëntokës ilire siç është rasti i maskës së Trebenishtit, (afër Ohrit) pasi i përkiste periudhës ilire ajo ‘shkon’ në Bullgari për t’u studiuar dhe ekzaminuar ku humbet gjurmët dhe nuk gjendet më.

Shteti shqiptar apo ‘njerka’ Shqipëri si ‘gardian’ i kulturës dhe trashëgimisë historike të shqiptarëve në këto tri dekada të ‘luftës së ‘drzhavës Severna’ për të zhdukur gjurmët e trashëgimisë historike dhe etnike ilire apo duke i quajtur si trashëgimi sllave, ka heshtur përballë këtij gjenocidi kulturor të trashëgimisë sonë kombëtare dhe nuk ka reaguar fare për arsye që i di vetëm shteti shqiptar.
Përkundrazi, ‘njerka’ Shqipëri ka bërë ‘sehir’ sesi sllavët janë përpjekur për ta zhdukur ADN dhe për ta tjestërsuar trashëgiminë etnike ilire në këto anë, pasi ajo ‘maqedonsat’ (shqiptarët e kësaj pjese të Ilirisë së lashtë) i konsideron si ‘mbetje’ të një popullësie nomade dhe arixhinjësh që flasin rastësisht shqip.

Historianët dhe arkeologët shqiptarë nga të gjitha trojet, shteti shqiptar, të shitur dhe të blerë, kanë heshtur para fakteve kokëforta dhe nuk kanë guxuar së fundmi t’i mbrojnë zbulimet e fundit arkeologjike në varrezat e vjetra të Shkupit, ndaj pllakave të gurit dhe emërtimet dardane mbi to nga frika e prishjes dhe acarimi i marrëdhënieve mes vëllamisë së Edvin batërdisë me premierin Dhimo brenda Open Ballkanit, duke qëndruar neutral e për mos t’i quajtur ato zbulime me emrin e vërtetë të rrënjëve ilire nën Skupin e lashtë si pjesë të trashëgimisë ilire.

Shteti shqiptar e ka bërë të zakonshme tashmë të hesht dhe mos të reagoj ndaj veprimeve dhe propagandës antishqiptare që zhvillohet në drzhavën Severna që prej tri dekadash.
‘Njerka’ Shqipëri ka heshtur edhe kur shqiptarët janë ofenduar nga Akademia e Shkencave të ashtuquajturës MV, kur jemi denigruar e përdhosur si popull nomad i ardhur nga malet që paskësh pushtuar ‘dërzhavën Severna’ apo edhe kur segmente të strukturave politike kanë vandalizuar shtëpinë e alfabetit shqip në Manastir.

Shtetit shqiptar sot i intereson një Ballkan i Hapur të bëj ‘allish verish’ me serbë e maqedonsa, para përdhunimit të identitetit kombëtar që sllavët po i bëjnë shqiptarëve me akordin e partiçkave shqiptare të ‘Severnës’, duke na quajtur me nofkën e 20%, shembull i paparë në botën demokratike.

Kështu, për shtetin shqiptar dhe jo vetëm nga Edvin batërdia po edhe nga batakçiu Nano apo Sali Gërdeci shqiptartët e këtej kufirit janë trajtojnë si ‘maqedonsa’ që flasin rastësisht një shqipe të vjedhur dhe jo si pjesë të pandarë i të të njëjtit komb me identitetit kombëtar shqiptar në këto troje.

Fatkeqësisht, ky qëndrim përbuzës dhe antikombëtar vazhdon të gjej hapësirë në mbarë Shqipërinë si referencë përbuzëse për shqiptarët e këtej kufirit si ‘maqedonsat’ e andej kufirit duke mohuar identitetin e pastër etnik të shqiptarëve.

Prandaj, përderisa shqiptarët nuk do të kenë në Shqipëri një kryeministër dhe një qeveri të popullit dhe për popullin në mbrojtje të interesave mbarë kombëtare edhe të shqiptarëve jashtë kufijve administrativ si obligim kushtetues dhe me qëndrim atdhetar, shqiptarët e këtej kufirit do të ndihen jetimë të lënë në mëshirë të fatit nga ‘njerka’ Shqipëri, në ‘luftën’ për identitet kombëtar dhe barazi të plotë me sllavët.

Exit mobile version