Epilogu

Trump dhe Netanyahu ndajnë një puthje pasiononte në barrierën e Bregut të okupuar Perëndimor

Edhe një tjetër pikturë murale, e cila besohet se është vepër e artistit australian të grafitit Lushsux, është shfaqur në barrierën izraelite në Bregun e okupuar Perëndimor, e cila këtë herë e përshkruan presidentin amerikan, Donald Trump, duke u puthur me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Me fytyrë të mbuluar nga një çallmat, njeriu që e identifikon veten si Lushsux, ka thënë se shpreson se piktura e tij murale do të tërheqë vëmendje për palestinezët e bllokuar në “një burg shtëpiak”.

Muri Bethlehem është bërë vend për shfaqjen e artit protestues për të shprehur druajtjet e palestinezëve se barriera prej betoni, e ngritur nga Izraeli, është grabitje e tokës që mund t’ua mohojë atyre shtetin.

Izraelitët pohojnë se barriera është ndërtuar për t’u mbrojtur nga sulmet palestineze.

“Muri është mesazh në vete”, ka thënë Lushsux për Reuters.

“Nuk kam nevojë ta shkruaj ‘Liri për Palestinën’ apo diçka të ngjashme, diçka shumë të drejtpërdrejt… të cilën njerëzit do ta injorojnë”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar se pikturën e ka bërë gjatë natës.

Exit mobile version