Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka thënë se ushtria e shtetit të tij do të mund ta ‘fshinte nga toka’ Afghanistanin, por vendos që jo, pasi që nuk dëshiron t’i vras 10 milionë njerëz, transmeton Gazeta Metro.
Presidenti Trump në një deklaratë gjatë së hënës ka thënë se ai ka plane për Aghanistanin, dhe do të mund ta fitonte luftën me këtë shtet.
“Nuk dua t’i vras 10 milionë njerëz. Kam plane për Aghanistanin, por nëse do të doja ta fitoja këtë luftë, do e fshija vendin për 10 ditë nga faqja e dheut”, ka thënë Trump.
Kujtojmë se konflikti në Afghanistan ka vazhduar për 18 vjet radhazi, dhe asnjëra palë nuk kanë qenë në gjendje të shënojnë fitore ndaj tjetrës, përcjell Gazeta Metro.
Deri tani thuhet se rreth 32.000 civilë janë vrarë në dekadën e fundit të luftës, sipas OKB’së, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur një numër rekord në vitin 2018.
Në anën tjetër, më shumë se 2.000 ushtarë amerikanë kanë vdekur në këto luftra, sidomos gjatë forcave të udhëhequra nga SHBA kundër talebanëve pas sulmeve të 11 shtatorit.