fbpx
Lajme

Trump komenton foton e Jack Smith në Gjykatën Speciale: Ai është budalla, nuk duhet të lejohet të ekzekutojë njerëz

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, gjatë një fjalimi nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago të martën, shprehu kundërshtimin e tij ndaj asaj që ai e quajti “armatizim të drejtësisë” nga demokratët dhe kritikoi ashpër këshilltarin special amerikan, Jack Smith.

Prokurori Jack Smith e sabotoi marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë të negocuar nga administrata Trump, duke bërë publike një aktakuzë të pakonfirmuar ndaj presidentit Thaçi, një rast i paprecedent i ndërhyrjes së prokurorit Jack Smith në një proces politik.

“Ata e sollën këtë budalla nga Haga. Ai është një djalë i keq. Ai është një djalosh i keq, i keq”, tha Trump

Presidenti Trump në këtë konferencë për shtyp ka komentuar edhe fotografinë e Jack Smith brenda Gjykatës Speciale, fotografi kjo e shkrepur kur po zhvillohej procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Duke shikuar fotografinë e tij, presidenti Trump ka thënë se ai mund të ekzekutojë njerëzit dhe ai do t’i ekzekutojë të gjithë.

“Fotografia e [Smithit] ishte perfekte, sepse ju shikoni foton e tij, thoni se është një djalë i keq me rrobën e tij – mantelin e tij të purpurt – dhe ai ekzekuton njerëz. Ai nuk duhet të lejohet të ekzekutojë njerëz, sepse ai do t’i ekzekutojë të gjithë. Ai është një punë e keqe”, tha ndër të tjera presidenti Trump.

Sipas mediumit “DailyMail”, kjo është fotografia të cilën e komentoi presidenti Trump./Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close