fbpx
Lajme

U nda nga jeta Asambleisti i KK Rahovecit Kadri Dellova

Kadri Dellova, ish asambleist në Kuvendin Komunal të Rahovecit, aktivist i devotshem i PDK-së, profesor gjimnazi dhe veprimtar i çështjes kombëtare është nda nga jeta pikërisht sot në përvjetorin e pavarësisë së Kosoves.

Babai i profesor Kadri Dellova, Isuf Dellova ka qenë i denuar me 11 vite burg për çeshtje kombëtare.

Njoftimin për vdekjen e profesor Delloves e ka bërë Nëndega e PDK në Krushë të Madhe:

“Shoku ynë, profesori i dashur që gjithomë qëndroi vertikalisht para çdo sfide, u nda nga ne në Ditën e Kosovës, për t’u bashkuar në përjetësi me babën Isuf, me martirët e Krushes, me nxënësit e profesorët e vrarë nga kriminelët serbë në marsin e ‘99-s, me të pagjeturit për të cilët s’la gur pa lëvizur deri në frymën e fundit.
Krahu ynë më i sigurtë, aktivisti më i palodhshëm jo vetëm në Krushë, luftëtari i të vërtetës dhe drejtësisë, u nda nga ne, sot, në Datën më të rëndësishme të historisë tonë, duke na lënë veprën e pavdekshme dhe shembullin më të mirë të angazhimit në shërbim të vendit dhe të qytetarëve.
Profesor Kadri Dellova ishte hulumtues profesionist dhe zë i pakompromis për të vërtetën kriminale të Serbisë, me Tribunalin e Hagës.
Ish studenti i zellshëm i Ukshin Hotit, mbështetësi i parezervë i vizionit të tij edhe në kohët më të vështira, u bë nderi dhe krenaria e Gjimnazit “Ukshin Hoti”, me dijen dhe vlerat që kultivoi te rinia jonë.
Sot na la Njeriu më fisnik dhe me përkushtim të pashoq në proceset shoqërore e politike.
Udhëheqësi më dinjitoz i PDK-së në Krushë dhe në Rahovec, veprimtari më i dalluar e më i dashur për të gjithë, i cili nuk dorëzohej kurrë, i cili edhe momentet e dëshpërimit na i kthente gjithmonë në forcë e motiv, na la në pikëllim të thellë e me zemër të thyer, por edhe krenar përjetë.
Shok i dashur Kadri, Kosova ende s’është siç e donte Ukshin Hoti dhe ti, por dëshmorët, gjaku i Krushës e i mbarë Kosovës, janë amaneti që s’mund të ndalet.
Ti ike shpejt, mirëpo ne do të vazhdojmë rrugëtimin bashkë, me shëmbëlltyrën, mirësinë e dashurinë që na le.
Lamtumirë shok!
Pusho i qetë me më të dashurit e Krushës!”, ka shkruar Etrit Hoti.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3455231487884637&id=100001934592678
Tags

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close