fbpx
Lajme

Udhëheqësit e lartë të Iranit kërkojnë hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi për ‘hakmarrje të ashpër’ për ‘kriminelët që gjakosën duart e tyre të urryera me gjakun e tij’, ndërsa ministri i jashtëm e quajti vrasjen e gjeneralit Qassem Solemaini, si një ‘një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës’.

Soleimani, gjenerali i rangut më të lartë në ushtrinë iraniane dhe përgjegjës për formimin e politikës së jashtme të Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme, u vra me një sulm me dron afër aeroportit të Bagdadit, gjatë orëve të hershme të ditës së sotme, transmeton Telegrafi.

Raketat vranë edhe Abu Mahdi al-Muhandis, zëvendës komandant i militantëve të mbështetur nga Irani në Irak, të njohur si Forcat e Mobilizimit Popullor, që gjatë të martës, e rrethuan ambasadën amerikane në Bagdad.

Kryeministri irakian, Adil Abdul-Mahdi pretendon se ky sulm me raketa mund të ‘shkaktojë një luftë shkatërruese në Irak’, duke shtuar është “një shkelje e pacipë e sovranitetit të Irakut dhe një sulm i ashpër ndaj dinjitetit të kombit”.

Ndërkohë, Ministri iranian i Mbrojtjes Amir Hatami tha se ‘do të bëjmë hakmarrje shkatërruese për vrasjen e padrejtë të Soleimanit. Ne do të marrim hak nga të gjithë ata të përfshirë dhe përgjegjës për vrasjen e tij.’

Vetura e djegur, brenda së cilit ndodhej gjenerali Solemaini

Presidenti Hassan Rouhani, shtoi se ‘martirizimi i Soleimanit nga agresori dhe Amerika kriminale, e ka trishtuar zemrën e kombit të Iranit dhe të gjitha kombeve të rajonit.’

Vdekja tij e ka ‘dyfishuar vendosmërinë e kombit të Iranit dhe kombeve të tjera të lira, të qëndrojnë kundër ngacmimit të Amerikës dhe të mbrojnë vlerat islamike’, tha Rouhani.

Pentagoni ka konfirmuar se presidenti, Donald Trump ka urdhëruar një sulm ajror që vrau Gjeneralin e Gardës Revolucionare Qassem Soleimani, kreun e fuqishëm të elitës së Forcave Quids të Iranit. /Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close