Epilogu

UEFA vendos Milot Rashicën mes top-sulmuesve në pyetjen se kush do të shënojë më shumë gola

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, është vënë përballë Cristiano Ronaldos të Portugalisë e Kylian Mbappes të Francës në pyetjen e UEFA-s se cili do të realizojë më shumë gola për kombëtaren e tij të enjten.

Pak orë para nisjes së ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset për “Euro 2020”, në një sondazh në Facebook UEFA ka pyetur se cili nga këta sulmues do të realizojë më shumë gola sonte. Në mesin e gjashtë lojtarëve është përfshirë edhe ylli i Kosovës Rashica.

Harry Kane i Anglisë, Aleksandar Mitroviq i Serbisë, Cristiano Ronaldo i Portugalisë, Burak Yilmaz i Turqisë dhe Kylian Mbappe i Francës janë “rivalët” e Rashicës të enjten.

Kosova sonte luan në Plzen me Çekinë.

Exit mobile version