fbpx
Lajme

Buxhovi: Partner i faktorit ndërkombëtar prej Rambujesë ishte Thaçi, nuk ka qenë Rugova

Historiani Jusuf Buxhovi tha se presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ishte jashtë loje sa i përket partneritetit ndërkombëtar, raporton Gazeta Express.

Historiani Jusuf Buxhovi në emisionin Pressing të T7 tha se Hashim Thaçi ishte partner i faktorit ndërkombëtarë së bashku me ekipen e tij.

“Partner i faktorit ndërkombëtar ka qenë Hashim Thaçi me ekipin e tij”, tha Buxhovi.

“Roli i Rugovës prej Rambujesë ka qenë gati i minimizuar fare, prej Rambujesë e deri më 1999 kur kanë hy forcat e NATO-s, Rugova bile është largu prej Kosovës nëse ju kujtohet njo 3 muaj e u shku Ollbrajt e ka marrë, se e ka ndi vetën jashtë konstalacionit të forcave sepse asokohe faktori ndërkombëtar ka qenë i interesuar për aspektet e sigurisë, partner i faktorit ndërkombëtar, e them edhe në libër ka qenë Hashim Thaçi me grupin e tij, nuk ka qenë Rugova. Bile problemet që janë krijuar në ndërkohë, Rugova ka qenë krejt jashtë lojës”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close