Epilogu

Haradinaj: Unë isha aty, Tahir Zemaj ia ka rrahë dyert Halil Bicajt, ky i fundit ”ka dashur ta marr me dhunë…”

Njëri nga komandantët e UÇK-së në Koshare z. Nasim Haradinaj kishte treguar detaje interesante për raportin ndërmjet të ndjerit Tahir Zemajt dhe Halil Bicajt. Ai poashtu kishte përmendur edhe shkaqet e mundshme që quan në vrasjen e Ahmet Krasniqit.

Ahmet Krasniqi u vra dy muaj pasi ka bashkëpunu me Xhavit Halitin, Adem Grabovcin dhe kreun e Shtabit që ka qenë në Tiranë, që do të thotë se s’ka pas arsye me u vra, dikush që e ka pengu që kanë bashkëpunu, për mu është kriminel kush e ka vra se ka ba unifikimin e forcave, urdhëresa është e shkruar me dhunë pasi ka dal Tahiri atje, unë kam qenë kundërshtar me Halil Bicajn që ka dashtë me dhunë me marrë dhe e ka marrë me dhunë, ju e dini tentativën për me hek Ahmetin e me hek Halil Bicajn, qaj që ja ka rreh dyert aty, unë kam qenë aty, Sebahate Tolaj ka qenë aty, Xhafer Jashari u kanë aty, dyert ja ka rreh Tahir Zemaj – Halil Bicajt, për me e lëshu arsyetimin se pse e ka lëshu Kosovën.

Nasim Haradinaj poashtu ka treguar se si në librin e Tahir Zemajt gjendet edhe emri i tij por që është shkruar gabimisht. Ai tregon se si ishte përshkruar një luftëtar i tij në libër dhe emrin ia kanë vendosur Nasim Haradinaj dhe kjo është arsyeja se përse nuk i beson librit të tij.

https://www.youtube.com/watch?v=A05Q13E_cXI VIDEO 1:07:00

Exit mobile version