Epilogu

Universiteti “Kadri Zeka”, funksionon që 1 vit me “STATUT të SKADUAR” ???!

Mbi bazën e statutit, si dhe të udhëzimeve të ndryshme, përgatiten rregulloret e brendshme të njësive kryesore të UKZ-së, si dhe të organeve dhe autoriteteve që janë në juridiksionin e tij.

Redaksia jonë, ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyrtarët e Universitetit “Kadri Zeka”, mirëpo zyrtarët e këtij institucioni kanë hezituar të flasin për këtë çështje.

Sipas informacioneve tona, të konfirmuara nga shumë burime, Universiteti “Kadri Zeka”, ende nuk e ka zgjidhur këtë çështje, e cila është mjaft përmbajtësore për funksionimin e Universitetit. /epilogu/

Exit mobile version