fbpx
Lajme

UNMIK dikur: Bota Sot ka shtuar së fundmi një sërë shkrimesh fyese, mashtruese dhe të pasakta

Mediumi Bota SOT e cila njihet për gjuhën e saj të vrazhdë ndaj eksponentëve kryesor të UÇK-së, ishte cilësuar si medium i cili publikon shkrime fyese e mashtruese edhe nga UNMIK-u në vitin 2002.

Në një dokument të vitit 2002, thuhet se:

Gazeta Bota Sot ka shtuar së fundmi një sërë shkrimesh fyese, mashtruese dhe të pasakta në listën e saj të gjatë të shkeljeve të standardeve të gazetarisë.

Në një nga këto storje, Bota Sot akuzoi një zëdhënës të UNMIK-ut se ishte injorant i Kornizës Kushtetuese dhe më pas citoi një frazë të vetme nga dokumenti për të justifikuar një interpretim të qartë të gabuar të kompetencave të institucioneve të Kosovës.

Shkelja origjinale e Bota Sot në botimin e një historie të dukshme mashtruese u komplikua nga dështimi i saj për të publikuar një përgënjeshtrim nga UNMIK-u edhe pasi kishte premtuar se do ta bënte këtë.

Një sjellje e tillë joprofesionale fyen vetë lexuesit e Bota Sot dhe u bën dëm serioz kosovarëve që po përballen me sfidat e vështira për ta bërë Kosovën një shoqëri të respektuar dhe funksionale.

Poashtu, Akademik Rexhep Qosja ka botuar disa vëllime të librave, respektivisht mbi 8 libra nga ditari i tij personal. Ai aty duke specifikuar datat ka treguar për ngjarjet politike të kohës. Poashtu, Rexhep Qosja me datë 23 tetor 2000 kishte shkruar në ditarin e tij për mediumin bota sot dhe Shefin e Misionit të OSBE-së Dan Everts.

Ai në ditarin e tij kishte shkruar se;

Shefi i Misionit të OSBE-së, Dan Everts, tha se do të kërkojë dënimin e LDK-së sepse ka keqperdorur dhe po e keqpërdor gazetën (fashiste) Bota sot. Dhe, tha, se njëkohësisht do të bëjë padi kundër kësaj gazete për shkak të fyerjeve të papara që i bën Rexhep Qosjes në shkrimet e saj!

– Unë, – u përgjigja, – nuk kam ngritur padi kundër kësaj gazete që më fyen dhe më kërcënon, sepse parimisht nuk ngre padi kundër medieve pavarësisht çka mund të shkruajnë kundër meje.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close