UP-ja kompenson jashtëligjshëm stafin mbi 30 mijë euro
prpz
Universiteti i Prishtinës ka ‘gëzuar’ stafin administrativ për festat e fundvitit me kompensime.
Ani pse kompensimet e tilla për festat e fundvitit, nuk parashihen me ligjin e pagave dhe si të tilla janë pagesa të palejueshme, punëtorët e UP-së ishin kompensuar të gjithë, që shuma në total ishte 30 mijë e 400 euro.
Ani pse me ligj nuk është e paraparë, Këshilli Drejtues i UP-së me 06.12.2018 kishte nxjerrë një vendim për të kompensuar të gjithë punonjësit e administratës së UP-së, me rastin e festave të fund vitit, transmeton Indeksonline.
Vlera e kompensimit ishte 100€ për punonjës. Pra, bazuar në këtë vendim, UP në muajin dhjetor 2018 kishte kompensuar të gjithë stafin e administratës.
Vlera financiare e kompensimit për 304 punonjës ishte në shumë 30,400€, transmeton Indeksonline.
Arsyetimi për këto kompensime ishte se KD i UP-së kishte vlerësuar se stafi i UP-së kishte volum të madh të punës gjatë vitit.
Kompensimet e tilla nuk janë në pajtim me ligjin. Kjo rritë rrezikun që paraja publike të shpenzohet në mënyrë jo të arsyeshme apo keq menaxhohet, si dhe të dëmtoj buxhetin e Universitetit.
ZKA ka rekomanduar Këshillin Drejtues, që të siguroj që para marrjes së çdo vendimi, të sqarohet qëndrueshmëria e bazës ligjore për të gjitha pagesat, si dhe kompensimet e tilla të mos përsëriten në të ardhmen.