“Uragani i PDK-së në Drenas, i madh e i vogël në këmbë për PDK-në dhe Lladrovcin”
Në tubimin përmbyllës zgjedhor, në Komoran, në përmbyllje të fushatës së shkëlqyer zgjedhore, në tubimin madhështor, mbajta këtë fjalë rasti:
Shkruan: Ramiz Lladrovci
E nderuara nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, Kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, I nderuari z. Enver Hoxhaj, z. Hajredin Kuçi, z. Bajrush Xhemajli, z. Ramë Buja, komandant Azem Syla, znj. Blerta Deliu Kodra, znj. Eliza Hoxha, Z. Betim Gjoshi, z. Bekim Çollaku, z. Ismail Syla, Prof. Mejdi Bektashi, znj. Besa Ismaili, dhe mysafirë të tjerë, Familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë të UÇK-së, Zonja e zotërinj,Aktivistë, simpatizant dhe anëtarë të devotshëm të Partisë Demokratike të Kosovës,
Sonte jemi këtu, për të dëshmuar se fitorja është fjala jonë e vetme, Është mesazhi i vetëm për drejtuesit dhe shokët tanë, këtu, nga Komorani, se PDK është e pathyeshme, se jemi unik, se Drenasi ka qenë dhe mbetet zemra e PDK-së dhe qeverisjes së mirë.Jemi mbledhur këtu, të ritheksojmë se vizioni i themeluesve të UÇK-së dhe PDK-së, është më i fortë se kurrë, është vizion i fitores, është vizion i qeverisjes së mirë, është realitet i qytetarëve që meritojnë mirëqenie pa dallim, sepse ne kemi paguar çmim të lartë për liri, kemi treguar se ne e meritojmë lirinë, mirëqenien, arsimin dhe shëndetësinë shembullore.Ne kemi punuar dhe do të punojmë, sepse ne e mbajmë fjalën, sepse ne japim gjithçka për këtë vend, sepse idealet tona janë të lidhura ngushtë me qytetarin, sepse zhvillimin e meriton çdo qytetarë, çdonjëri nga ju ka kontributin për qeverisje të mirë, secili nga ju, është pjesë e fitores tonë, fitore e PDK-së dhe numrit 177.
Unë ju kam premtuar se do t’ju bëj krenar, unë këtë e kam realizuar kur është shpallur Drenasi komuna me qeverisjen më të mirë në vend.Të dashur anëtarë, simpatizant dhe aktivistë të devotshëm, fëmijë të dëshmorëve,Dua t’ju falënderoj për angazhimin Tuaj, për fitoren e madhe të 14 nëntorit,Ju keni shkuar shtëpi për shtëpi, keni biseduar me familje të dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së, keni biseduar me intelektual, punëtorë, bujq e studentë, keni theksuar se PDK është e vetmja rrugë, i vetmi vizion, i vetmi opsion, për Drenasin dhe Drenicën.Unë kërkoj nga ju, të vazhdojmë të jemi komunë kampion, të vazhdojmë ta përmbyllim misionin tonë për mirëqenien, pa dallim, për të vazhduar të jemi kampion, me transparencë e llogaridhënie, kërkoj nga ju, të jemi unik dhe më 14 nëntor ta dëshmojmë se këtu ka zot shtëpie, se Drenasi ka qenë, është dhe mbetet bastion i PDK-së dhe qeverisjes së mirë.Kërkoj nga ju, mos ia lejoni keqbërësve të mashtrojnë qytetarët tanë, sepse ata po e mashtrojnë me imazhet e liderëve tanë, me shenjat tona identifikuese, sepse ata janë mashtrues, me një bedel të njerëzve qe duan ta dëmtojnë PDK-në, duan të dëmtojnë vizionin e liderëve tanë, prandaj në këto 48 orë orë para votimit, dërgoni lajmin te secila shtëpi, te secili qytetarë se PDK ka unitet, ka shtëpi, ka adresë, numri 177 dhe Ramiz Lladrovci kryetar, kryetar për të gjithë, sepse liderët tanë e duan barazinë, liderët tanë i duan qytetarët pa dallim. Sepse Republika e Kosovës e mundëson, sepse Drenasi e zbaton, sepse Drenasi ka qytetarët kampion, Drenasi ka vullnetin e patundur për fitore, për fitoren e PDK-së dhe numrit 177. Mos le votë në shtëpi, ta dërgojmë lajmin e mirë përtej Kosovës, se Drenasi ka qenë dhe mbetet bastion i vizionit të liderëve tanë. Bashkë në suksese.Bashkë për Drenasin dhe numrin 177!Faleminderit!