Sulmet e zemrës ndodhin papritmas, ndërkaq simptomat përfshijnë dhimbje gjoksi, probleme me frymëmarrje, ndjenja ligështie, etj.
Ndonëse thirrja e menjëhershme e ambulancës është gjëja e duhur gjatë atyre momenteve, është gjithashtu e rëndësishme që të punoni drejt parandalimit të këtij fenomeni.
Një studim i ri, i publikuar gjatë javës së kaluar, ka zbuluar se konsumimi i proteinave bimore mund të jetë mënyra më e mirë për ta shmangur sëmundjen.
Konsumimi i këtyre proteinave ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës – faktor rreziku për sulmet e zemrës.
Burime të mira të proteinave bimore janë quinoa dhe fasulet me emrin latin Cicer Arietinum.
Studimi është prezantuar në takimin ‘Nutrition 2018’ në Boston të Amerikës.