Ushtari britanik, i quajtur Mathew Talbot, është vrarë nga një elefant në një park kafshësh të egra.
Më saktësisht, ai vdiq në një operacion kundër gjuetisë në Malavi. Talbot, 23-vjec, u shkel me këmbë nga elefanti gjatë një operacioni për të ndaluar vrasjen e paligjshme të kafshëve të egra.
Kjo është vdekja e parë në operacionet ushtarake të këtij lloji.
Mathew është përshkruar si një individ jashtëzakonisht i sjellshëm dhe miqësor. Në Malavi, ai u miqësua me vendasit dhe mësoi shumë shpejt gjuhën e tyre, raporton BBC.
Ushtari gjithashtu i pëlqente të bënte fotografi dhe dokumentoi punën e tij me albume të panumërta. /IndeksOnline/