Ushtari i UÇK-së, i cili ishte plagosur gjatë luftës z. Kapllan Parduzi e ka zhvilluar një debat të ashpër me analisti i cili ka qëndrime publike pro Vetëvendosjes z. Blerim Gashi.
Kapllan Parduzi gjatë debatit në Kanal10 i ka thënë se “z. Gashi a ka mundësi një pyetje, mos je i pagum edhe a bon me ditë a je tu punu në zyrën kineze ende?”
Pas kësaj Blerim Gashi është përgjigjur jo.
Kapllan Parduzi ka vazhduar përsëri me pyetje “ke punu atje?”, pas kësaj pyetje Blerim Gashi ka thënë “po, por çfarë ka ajo rëndësi”.