Lynn Waldron është vajza 10 vjeçare e Lillian në Wisconsin e cila është me të meta mendore, dhe komunikon vetëm duke shkruar.
Ajo po kthehej nga shkolla me autobusin që barte nxënës kur u përballë me një situatë të tmerrshme, shkruajnë mediat e huaja.
Nëna e vajzës tregon se të hënën e bija u kthye e mërzitur duke qarë nga shkolla dhe po e mbante njëri krah.
“Ajo ishte shumë e shqetësuar dhe nuk po ndalej së qari. Mendova me vete se një dush i ngrohtë do ta qetësonte dhe do t’i ndihmonte. Kur hoqa këmishën e saj, i pash plagët e tmerrshme në krah. Ajo kishte nëntë shenja të kafshimit në krah, kështu që e telefonova nënën time, pastaj policinë dhe e mora vajzën e dërgova në spital”, ka thënë nëna e vajzës.
Pamjet e autobusit tani janë parë nga policia dhe drejtori i shkollës dhe po hetohet rasti.