Vajzat e Lutfi Hazirit po ‘palojnë pare në banka – kjo është pasuria e tyre
Tri vajzat e Lutfi Hazirit, përveç se u bënë të njohur në publikun kosovarë për bukurin e tyre, ato tashmë kanë filluar edhe të “palojnë” pare në bankë.
Vajzat e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit kanë fiks 15 mijë e 791 euro në xhirollogaritë e tyre, shkruan Insajderi.
Në deklarimin e pasurisë së Hazirit në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar paratë që vajzat e tij mbajnë banka.
Njëra nga vajzat e Hazirit në xhirollogarinë e saj ka 6 mijë e 950 euro. Vajza tjetër ka 5 mijë e 145 euro, tjetra ka 1 mijë e 914 euro si dhe një xhirollogari e një prej fëmijëve të Hazirit ka 1 mijë e 782 euro në xhirollogarinë e saj.
Kujtojmë që vitin e kaluar Lotina Haziri shihej duke drekuar së bashku me djalin e Presidentin të Kosovës Hashim Thaçit, Endritin.
Ajo kishte mohuar lidhjen me djalin e Thaçit i cili është i njohur për udhëtimet luksoze në vendet e ndryshme të botës.
Në anën tjetër vetë, Haziri në dy xhirollogaritë e tij mbanë më shumë se 120 mijë euro. Në njërën bankë Haziri ka deklaruar se ka 113 mijë euro ndërsa në një bankë tjetër ai ka të kursyera 13 mijë euro ./Insajderi.com