Gjilan – E vetmja parti politike që po i reziston shkuarjes te populli, është PDK. Nuk ka anketues, analist e opinionist që nuk e sheh LDK-në si fituesi më i bindshëm i zgjedhjeve të ardhshme është shprehur deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.
“Pra, PDK që parashihet se do të ketë humbjen e madhe, bashkë me presidentin nga radhët e veta, po e bllokojnë vendin për zgjedhje. Vonim po, por shpëtim nuk kanë” ka thënë deputetja Rexhepi.