Analisti Valon Syla përmes një postimi ka komentuar raportimet e fundit të largimit të popullsisë nga Kosova.
“A e lëshoi Kosovën sot najkush? A ikët jashtë O populli i Albin Kurtit?“, pyet Syla ironikisht.
Më poshtë ai konstatoi një prirje të gjerë e këtij popullit për të ikur nga Kosova, apo siç e quan ai për tu bërë diasporë.
“1 popull do me u bo diasporë, e si të ikin jashtë ta bojnë, ju këtu në Kosovë s’po dini kurgjo, na atje kemi rregull, s’len gjermoni kështu. Krejt harrojnë që pardje janë ikë prej këtij vendi, e tash i kthehen si turista që e dojnë Kosovën ma shumë se na që kemi vendos me nejt” përfundoi Syla shkrimin e tij.
Më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë:
A e lëshoi Kosovën sot najkush? A ikët jashtë O poplli i Albin Kurtit. Gjysma ëndërr e kish pas mu bo gërrnaç, bre dreqi ju honkt.
1 popull do me u bo diasporë, e si të ikin jashtë ta bojnë, ju këtu në Kosovë s’po dini kurgjo, na atje kemi rregull, s’len gjermoni kështu. Krejt harrojnë që pardje janë ikë prej këtij vendi, e tash i kthehen si turista që e dojnë Kosovën ma shumë se na që kemi vendos me nejt.
Interesant jemi kështu. Material për studim.