Gazetari Valon Syla ka treguar se me cilët ministra të kabinetit qeverisë nuk është i kënaqur kryeministri Albin Kurti por sipas tij as kosovarët.
Syla thotë se shefi i qeverisë po mundohet t’i largojë nga pozitat e tyre ministrat Donika Gërvall, Rozeta Hajdari, Artane Rizvanolli, Rifat Latifi e Armend Mehaj.
Madje këta të dy fundit i ka quajtur “lleptiri dhe ushtari norvegjez”.
“Po ashtu Zv. i Kurtit, Besnik Bislimi se kish sigurt. Realisht ankesa në parti ka edhe për Liburnin e Xhelalin, por ata sguxon me i prek 1 here Albini. Te kqyrim”, shkroi ai në një postim në Facebook.