Valon Syla: Qeveria Kurti ia ka ndalë 3 projekte qytetit të Ferizajt, plus ia ndan 0 cent për vitin 2024
Analisti Valon Syla lidhur me temën për investimet kapitale të ndara nëpër komuna, tha se deputetët e VV-së dhe ministrat duhet ta ngrisin zërin. Ai përmendi në veçanti Dimal Bashën dhe Hekuran Muratin që nuk kanë reguar për komunën e tyre, Ferizajin.
Sipas tij, Kurti e Murati janë hakmerrë ndaj komunave.
“Kjo kallxon hakmarrje, hatërmbejtje dhe inat, i kryeministrit dhe i Hekuran Muratit. Pra ku janë ata deputetë të VV-së që s’dalin aty, ata vetëm numër janë. Ku është Mefi me thanë e latë Prishtinën keq”, tha Syla në Pressing, transmeton Express.
“Ja Dimali me Hekuranin që është ministër i Ferizajt me thanë kadale se s’ka kuptim prej Ferizajit se s’kam qa kthehem une nesër në fushatë atje. Këtu ju ka humb komplet veprimi politik”, u shpreh Syla.
Valon Syla po ashtu ka theksuar se “Komuna e Ferizajt është e përjashtuar, është tatim-paguesi, e dyta komunë më e madhe në ekonominë e Kosovës, pas Prishtinës është e dyta. Ferizajt fillimisht iu kanë ndalë tri projekte në vitin 2023, projektin për ujëra të zeza, projekti për spital e fondet i ka ndalë Hekuran Murati me urdhër të Qeverisë Kurti dhe projekti i tretë është për bizneset, mallin dhe tregtinë e prodhimit që bëhet në Ferizaj për një çasje në autostradë dhe kjo ka qenë e aprovuar prej qeverive paraprake dhe këtë e ka ndalë Albin Kurti, edhe sivjet nuk i ka lëshuar pare, kjo kallëzon që e kanë për inati”.