fbpx
Lajme

Varrezat e qytetit në Tetovë me pamje të re, falë humanistit Lazim Destani

Edhe pse procesi i rinovimit ende nuk është kryer 100%, varrezat e qytetit të Tetovës kanë marrë një pamje të re dhe të bukur. Kjo falë biznismenit të këtij qytetit dhe njëriut humanist, Lazim Destani që mori përsipër për të bërë një investim në rregullimin e varrezave të qytetit të Tetovës për t’i dhënë një “shkëlqim” nga pjesa e jashtme dhe përmirësim të së njejtës në pjesën e brendshme.

Varrezat janë rrethuar me mure në formë guri, për këmbësorët është rregulluar tretoari përreth dhe është vendosur ndriçim, në të dyja anët janë ndërtuar çeshme të ujit, ndërkohë që në pjesën e brendshme të varrezave është bërë pastrim, duke u mbjellur lule dhe bredha, rruga është shtruar me bekatona, ku gjithashtu janë vendosur edhe ulëse për të pushuar.

Nga e gjithë kjo punë e bërë, qytetarët kanë ngelur të kënaqur dhe kanë shprehur faleminderime në drejtim të humanistit Lazim Destani për këtë vepër të madhe të bërë në favor të tyre, duke i dhënë edhe një pamje të bukur asaj pjese të Tetovës. Punimet te varrezat kanë nisur në muajin mars, ndërsa pritet të përfundojnë në tetor të këtij viti.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close