Lajme
Vazhdojnë pazaret: Në negociata të fshehta me satelitët e Listës serbe
Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj befasisht është parë sonte në Kuvendin e Kosovës ku po votohet për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Ajo me këtë gjest e ka shpërfillur vendimin e AAK-së që mos të pjesë në këtë seancë, duke ua kthyer kështu shpinën edhe mijëra votuesve të AAK-së.
Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se pjesë e pazarit të Albena Reshitajt me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për të votuar këtë të fundit për presidente, është që Reshitaj të jetë kandidate për kryetare të Suharekës nga VV-ja dhe Lista Guxo.
Gjithashtu, burimet tregojnë se satelitëve të Listës serbe, dy deputetëve u janë premtuar edhe pozita të ndryshme institucionale.