Janë numëruar deri më tani 60 mijë vota të hedhura në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Prishtinë.
Sipas të dhënave në ueb-sajtin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, po prin kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar, Arban Abrashi.
Kandidati i LDK’së aktualisht ka 143 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.