Rahoveci e ka filluar natën e sotme me një garë. Nga sondazhet dy kandidatët për kryetar të komunës dolën baras, e tani në numërimin e 98.72 të votave, ka dallim vetëm 110 vota.
Smajl Latifi i AAK’së, në 98.72 të votave të numëruar ka fituar 10.210 vota, apo 50.27 për qind të votave.
Ndërsa, Idriz Vehapi i PDK’së është i dyti me 10.100 vota, apo 49.73 për qind të votave.