Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti vazhdon t’i shpërblejë përkrahësit e Vetëvendosjes me poste publike.
Të premten i ka bërë vend edhe disa përkrahësve të saj në bordet e ndërmarrjeve publike.
Ky i fundit bashke me familjen e tij thuhet të jenë përkrahës të zjarrtë të Vetëvendosjes.
Madje, djali i Rexhepit, Miloti i cili është i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës me ardhjen në pushtet të qeverisë Kurti, ishte avancuar në drejtor të zyrës ligjore, nga pozita e juristit që kishte në këtë korporatë.
Përkrahjen ndaj partisë në pushtet nuk e fshehë as në llogarinë e tij në facebook.
Siç edhe mund të shihet, thuajse çdo të dytin postim e ka me motive politike.
Ndryshe, të premten në bordin e përkohshëm të ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”, Qeveria ka caktuar Hajrije Morinën kryesuese, dhe anëtarët Denis Dautaj, Hyrmet Mydyti dhe Rexhep Podvorica./Gazeta Infokus/