fbpx
Lajme

Vazhdon kapja e bordeve, Kurti emëron anëtarin e LVV-së në krye të Kompanisë së Ujësjellësit Hidroregjioni

“Nuk do të ketë më anëtarë të bordeve me libreza të partive politike”, kjo ishte deklarata e Albin Kurtit para se të ulej në karrigen e kryeministrit. Megjithatë gjendja është krejt ndryshe, pasi në shumicën e bordeve nëpër ndërmarrje publike janë emëruar njerëz që kanë lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Njëjtë ndodhi edhe sot me Bordin e Kompanisë Ujësjellësi Hidroregjioni Jugor, ku kryesues u emëruar aktivisti i lidhur me subjektin politik Vetëvendosje, raporton Demokracia.com.

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës votoi për Bordin e Kompanisë së Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, me kryesues, Feim Fetoshi, dhe anëtarë Mirlinda Morina, Naim Ukaj dhe Arben Hajrizi.

Femi Fetoshi është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Një njoftim të tillë e kishte bërë vetë Kurti në nëntor të viti 2019, ku kishte njoftuar se Fetoshi i ishte bashkuar Lëvizjes. /Demokracia.com/ 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close