Lista Serbe nuk ka arritur të certifikohet në Komisionin Qendror Zgjedhor, ka raportuar Ekonomia Online – ndërsa shkaku për këtë u raportua të kenë qenë thirrjet nacionalist të kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek.
EO raportoi se dy anëtarët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi shprehën kundërshtimin për certifikimin e Listës Serbe, ndërsa shqetësimet e njëjta kanë pasur edhe të opozitës.
Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar reagimin e Aleksandër Vuçiç, ku ai para 1 jave tregon se qëllimi i Kurtit është ndalimi i Listës Serbe në zgjedhje.
Mehmetaj në shkrimin e tij ka aluduar se kjo po bëhet me koordinim.
“Deklarata e Vuçiç-it para 1 jave. Athu qysh e ka ditë more?? A?”, ka shkruar Mehmetaj.