Ka vdekur sot Resmije Xheladini, nëna e aktivistit të VV-së, Arben Xheladini i cilai u vra në protestat e 2007-tës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.
Në shkrimin e tij, Kurti, Resmijen e quan bujare, punëtore e patriore.
Ky është postimi i plotë i tij:
Resmije Xheladini vdiq sot. Para se ta njihja si nëna e Arbenit, ajo ishte mësuesja e vëllaut tim dhe shoqja e mësueses sime.
Bujare, punëtore, patriote. Pedagoge me prejardhje nga Bujanoci që me përkushtim të njëjtë dha mësim plot katër dekada. Ajo ka lënë shumë fëmijë pas. Jo vetëm fëmijët e vet.
Nëna është mësuese por edhe mësuesja është nënë. Sidomos mësuesja Resmije. Sidomos nëna Resmije.
Kush e ka takuar e ka dashur. Kush e ka njohur s’e ka harruar.
Do të na mungojë shumë, të gjithëve. Do ta kujtojmë me mall, secili.