Epilogu

Vdes një foshnjë në QKUK

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK,) ka lindur një foshnjë me anomali në fytyrë.

Foshnja ka lindur para kohe dhe me sy e gojë në fyt, e ku si pasojë ka gjetur vdekjen.

Këtë e konfirmoi për Telegrafin edhe zyra për informim e QKUK-së.
Sipas Zyrës për Informim, foshnja ka lindur para kohe me peshë 600 gramë dhe me anomali gjenetike.

“Zyra për informim e QKUK-së konfirmon se një nënë ka lindur foshnjën e saj para kohe me peshë 600 gramë, përderisa foshnja ka lindur me anomali gjenetike që njihen edhe shkencërisht. Nëna nga Mitrovica shtatzëninë e saj e ka përcjellë jashtë QKUK-së, pra nuk i ka kryer kontrollet në QKUK, por në Mitrovicë, por vetëm ka ardhur për lindje të parakohshme”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

“Pas lindjes foshnja menjëherë është transferuar për kujdes intensiv në Klinikën e Neonatologjisë, por për shkak të anomalive gjenetike që ka pasur nuk ka arritur të mbijetojë”, shpjeguan nga Zyra për Informim për Telegrafin.

Exit mobile version