Vëllau i policit: Gjyqtari i EULEX m’i kërkoi 50 mijë euro, të gjithë u liruan me ryshfet pos vëllaut tim
Pas betejës së fituar nga ish prokurorja e EULEX-it Mariah Bamieh e cila sinjalizoi korrupsionin brenda misionit të EULEX-it, Epilogu ka rikthyer si temë këtë çështje. Dje kemi ripublikuar artikullin e publikuar nga BallkanInsight rreth aferës së madhe të korrupsionit në EULEX. https://epilogu.com/familjaret-e-dy-policeve-mblodhem-300-mije-euro-per-ti-dhene-ryshfet-per-gjyqtarit-te-eulex-it/
Pas kësaj, te Epilogu ka shkruar edhe Ilir Qerimi vëllau i njërit nga policët e arrestuar për bombardimin e lokalit të Enver Sekiraqës. Ai ka treguar se sa pare ia kanë kërkuar për t’ia liruar vëllaun nga burgu.
Ja komenti i tij pa redaktime gjuhësore;
“Une personalisht Ilir Qerimi kam ba kallzim Penal ndaj Franqesko Florit (gjyqtarit te EULEX-it) per korrupsion, ju lutem ti korigjoni gabimet ne shkrim mu personalisht mu kan lyp 50.000 ero mi dhan per lirimin e vllaut tim mirpo une nuk kam pas aq pare dhe si kam dhan edhe pse vllau im esht padrejtsisht ne burg. Me korrupsion esht liru Nysret Cena i akuzuari numer ni per vrasje te trefisht i cili e ka kry vepren penale me ndihmen e politikes sot esht i lire edhe 7 police qe e kane kry aktin te lokali i sekeraqes jane te lire fal korrupsionit edhe politikes dihet botnisht kush i mbron e vetmja esht prokurorja Maria Bamje ka luftu me padrejtsite dhe e ka dite saksisht kush qendron pas korrupcjonit gjygjtar vendor e nderkombtar bashk e mas se shumti italiante”, ka shkruar Ilir Qerimi.
https://www.theguardian.com/politics/2022/jul/03/foreign-office-to-pay-423000-lawyer-who-lost-job-maria-bamieh?CMP=Share_AndroidApp_Other&fbclid=IwAR1shNjO2gQ2AdA5rbhg2M21me5ZeUtnKGPfUyWzWlEJ4LNb1dHb7go9j3w