Epilogu

Vëllezërit nga Kosova shërbejnë ushqim falas për ushtarët veteranë të SHBA-së

Veteranë të shumtë bashkë me familjet e tyre janë parë në “Ditën e Falënderimeve” në Lincoln Park.

Genc Selimi, partner në menaxhimin e restorantit 202 Italian Bistro, ka shërbyer falas veteranët dhe familjet e tyre për “Ditën e Falënderimeve”, transmeton Koha.net.

Selimi dhe shefi i restorantit, vëllai i tij, Fatos Selimi kanë lindur në Kosovë, ndërkaq në SHBA kanë shkuar si refugjatë gjatë luftës së fundit. Ai tha se përmes kësaj pritjeje, duan t’i falënderojnë ushtarët amerikanë pikërisht në “Ditën e Falënderimeve”, shkruan northjersey.com

Afërsisht 200 veteranë bashkë me familjet e tyre janë pritur dhe shërbyer falas në Lincoln Park.

Phil Speulda ishte një nga veteranët i cili bashkë me familjen e tij kanë shijuar ushqimin falas në këtë restorant të drejtuar

Exit mobile version