Policia e Kosovës ka konfirmuar se Ramadan Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimi është shoqëruar sot në stacionin policor për sulm ndaj policit dhe mospërfillje të urdhrave.
Sipas policisë, Ramadan Selimi, kishte grushtuar një polic në mbrëmjen e 2 marsit të vitit 2018.
Para disa vitesh e kaluar, vëllai tjetër i Rexhep Selimit, Islami, ishte plagosur pas një mosmarrëveshje në Komoran të Drenasit.
“Janë informata të orëve të fundit. Ajo që dihet është se një qytetar, me gjasë për një kundërvajtje më të hershme, nuk i është bindur zyrtarëve policor. Ai person ka sulmuar zyrtarin policor”, kishte thënë ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj, në Interaktiv të KTV-së, rreth këtij rasti.
Gjithashtu edhe vëllau i ish Presidentit z.Gani Thaçi, kishte sulmuar fizikisht në Byronë Kosovare të Sigurimeve dy persona. Shefi i Byrosë, Blerim Pushkolli dhe një zyrtar i një kompanie të sigurimeve në Kosovë ishin sulmuar nga Ganiu.