Epilogu

Vendimi i Qeverisë së Kosovës: HIQET TAKSA PA RECIPROCITET TË PLOTË NDAJ SERBISË (DOKUMENT)

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se vendimi për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë është marrë me shumicën e votave në qeveri.

Hajdari thotë se për këtë vendim është njoftuar nga shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Luan Dalipi.

“Me vendimin e sotëm janë marrë dy masa thelbësore: Kryesorja është që marrëdhëniet tregtare me Serbinë do të jenë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin ne fuqi…Masa e dytë ka të bëjë me certifikatat veterinare për produktet ushqimore dhe jo ushqimore me prejardhje shtazore në kufi”, tha ajo.

Mirëpo, në vendimin që e ka Ballkani.info del që Qeveria e Kosovës e ka hequr taksën pa reciprocitet ndaj mallrave serbe, pra asnjë masë nuk është vendosur ashtu siç tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Të kujtojmë se Kurti gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit dhe pas zgjedhjeve kishte thënë se Serbisë do t’i vendoset reciprocitet i plotë ekonomik, tregtar dhe politik.

Mirëpo me vendimin e sontëm, Serbisë nuk po i vendoset ky reciprocitet, në fakt Kurti sonte tha se ky reciprocitet do të jetë gradual, pra as i plotë ekonomik.

Exit mobile version