Epilogu

Kryetari i LPK 2007: Thaçi nuk e ka përfillur vijën politike të LPK-së

Metush Zenuni i cili ishte veprimtar i LPK-së kishte shkruar për Konferencën e Rambujesë dhe kundërshtinë e LPK-së ndaj marrëveshjes së Rambujesë. Ai poashtu kishte publikuar një dokument / komunikatë të LPK-së e cila kishte kundërshtuar ashpër marrëveshjen e Rambujesë. Pavarësisht kësaj, lideri i delegacionit kosovar në Rambuje z. Hashim Thaçi veproi ndryshe dhe e nënshkroi atë marrëveshje.

Gjatë tekstit, Metush Zenuni i cili në fund të shkrimit vendosë në fusnotë “Deklaratën e LPK-së kundër Marrëveshjes së Rambujesë dhe intervistën e vitit 2007 të kreut të LPK-së z. Bedri Islami” tregon se si drejtoria politike e UÇK-së nuk e ka përfillur shpeshherë vetëm vijën politike të LPK-së.

Ja intervista e Bedri Islamit;

Megjithate dihet fare mirë se gjatë kohës së luftës në Kosovë, veprimtarët e LPK-së, që tani ishin në pozita udhëheqëse të UÇK-së dhe në Drejtorinë Politike, shpeshherë nuk e përfillnin vetëm vijën politike të LPK-së. Hashim Thaqi, Xhavit Haliti dhe Azem Syla edhe pse ishin në organet udhëheqëse të LPK-së, tani duhej të konsultoheshin edhe me Komandantët e Zonave Operative të UÇK-së dhe pastaj të merret vendimi përfundimtar. LPK, me fillimin e bisedimeve në Rambuje, kishte lëshuar deklaratë për shtyp ku kërkonte nga anëtarët e saj dhe të delegacionit shqiptar të mos e nënshkruanin asnjë dokument, i cili binte në kundërshtim me programin e LPK-së dhe të UÇK-së. Në një deklaratë të leshuar për opinion, me titull ,, UÇK nuk është krijuar në Kosovë për të kapitulluar në Rambuje “, LPK-së thekson se në Konferencën e Paqes në Rambuje ndaj delegacionit shqiptar, nga segmente të veçanta të faktorit politik ndërkombëtar, po ushtrohet trysni e madhe për të pranuar çfarëdo zgjidhjeje, qoftë kjo edhe në dëm të interesave jetike dhe përcaktimeve historike të popullit shqiptar në Kosovë. Tashmë nga delegacioni shqiptar po kërkohet të hiqet dorë nga kërkesat e arsyeshme, duke i hapur rrugë miratimit të presionit të shumëanshëm pansllavist, i cili kërkon dhe synon një kolonizim të mëtejshëm të Kosovës.

LPK e ka për detyrim t’i theksoj këtij segmenti të faktorit ndërkombëtar se ata mund te bëjnë trysni të gjithëfarshme mbi 15 anëtarët e delegacionit shqiptar në Rambuje, por nuk mund të bëjnë trysni mbi gjith popullin e Kosovës, mbi UÇK-në, mbi LPK-në me merita të pa kontestueshme mbi krijimin e qëndresës së armatosur të popullit shqiptar në Kosovë. Dhe tortuarave në burgjet serbe qëndrojnë në mënyrë dinjitoze dhe të frymëzohen nga shembulli i tyre.

Ata duhet të jenë të bindur se, cilido nënshkrim, i cili nuk jep shpresat e së ardhmes dhe fundin e masakrave e të robërisë, është dhe do të jetë i pa pranueshëm. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është krijuar në Kosovë, për të kapitulluar në Rambuje. LPK i bën thirrje delegacionit shqiptar të qëndroj unik, të mos lejojë krijimin e të qarave në mesin e tyre nga të cilat do të përfitojë armiku serb. U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të delegacionit që ndaj presioneve të mbajnë qëndrim dinjitoz, të kujtohen se qindra e qindra shqiptar nën dhunën dhe tortuarave në burgjet serbe qëndrojnë në mënyrë dinjitoze dhe të frymëzohen nga shembulli i tyre.

LPK kërkon që në marrëveshjen finale të definohet qartë përcaktimi historik i popullit shqiptar për të ardhmen drejt pavarësisë, strukturimi i UÇK-së, ndërtimi i Kushtetutës së Kosovës si akt themelor i çdo shteti, largimi i menjëhershëm i trupave pushtuese serbe dhe lirimi nga burgjet i të gjithë të burgosurve politik shqiptar. Faktorët ndërkombëtar duhet të kenë parasysh se, pavarësisht nga dallimet, në kërkesën e drejtë – pavarësinë e Kosovës, shqiptarët janë dhe do të mbeten unik.738 Gjatë punimeve të Konferencës së Rambujese, LPK kishte ngritur një qendër e mbështetjes së delegacionit shqiptar, por edhe të lidhjes me qendrat e ndryshme mediale, të cilat, duke mos pasur kontakte të drejtpërdrejta me ata që ishin “brenda”, kërkonin të vendosnin lidhje të tërthorta përmes atyre që ishin “jashtë”.

737 Bedri Islami, Intervistë në Gazetën shqiptare ,, SHQIP”18.02.2007,Tiranë

738Deklaratë e LPK-së, D.J.V: Zëri i Kosovës, 25 shkurt 1999, Zvicër.

Exit mobile version