Epilogu

Veprimtari i LPK: Thaçi dhe Veseli në 1998 e lanë anash LPK-në, e shkatërruan dhe shuan LPK-në

Veprimtari i LPK-së z. Muhamet Kelmendi në shumë reagime të tij ka kritikuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Ai në shumë shkrime tregon për një llojë distancimi të dy krerëve të UÇK-së nga LPK-ja. Ai në disa postime të disa viteve më herët ka treguar se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin distancuar nga LPK. Poashtu, edhe Ibrahim Kelmendi i LPK-së e ka kritikuar së tepërmi Hashim Thaçin. Pas Marrëveshjes së Rambujesë, kryetari i LPK-së z. Bedri Islami kishte dalur kundër nënshkrimit të marrëveshjes. Praktikisht, ai kishte dalur kundër Hashim Thaçit dhe delegacionit kosovar.

Muhamet Kelmendi në shkrimin e datës 30 janar 2019 me titull “Lidhja e vjetër e Thaçit dhe Veselit është gjallë” ka kritikuar ashpër këta dy të fundit, duke i akuzuar se edhe në vitin 1998 e shuan LPK-në”.

Në një shkrim tjetër të datës 10 tetor 2018, Muhamet Kelmendi përsëri e ka përmendur faktin se në vitin 1998 ata e lanë anash e LPK-në dhe e shkatërruan atë subjekt.

Ja shkrimi i plotë:

Nuk dua te futem thelle ne ate se si dhe qysh u krijua PDK dhe cka u shkaterrua nga tandemi dhe grupi Thaci-Veseli -Xhaviti e Azemi per kete parti.

Ketu do te ndalem kryesisht ne te bamat e PDK-se ne drejtim te shkaterrimit te shume ceshtjeve madhore qe i ka pasur ky popull ne historine vete.

Eshte mu grupi i tille i te kartetes qe e ka shkaterruar definitivisht me ndihmen e treshes ne LPK, kuptohet LPK-ne dhe po ky katersh e likuidoi edhe UCK-ne.

Grupi i tille likujdoi shume te arritura kombetare. Ata e e shkaterruan punen dhe mundin e radheve ilegale te LPK-se dhe te Kryesise se LPK-se me vite dhe bene c”mos qe te gjitha forcat e medha dhe shume domethenese te LPK-se, te likuidohen gradualisht. Ne fund edhe treshen a katershen e Kryesise si vitit 1998/99 e lane anash dhe shkaterruan ate subjekt.

Exit mobile version