Epilogu

Veprimtari politik kritika PDK-së: PDK lejoi shaminë në shkollat e Kosovës

Shkruan: Xhevat Bislimi

KUVEND I VARRIMIT APO I RILINDJES?Partia Demokratike e Kosovës ishte themeluar menjëherë pas Luftës Çlirimtare të LPK – UÇK -së. Ajo doli nga Mbledhja e Përgjithshme e LPK – së, e cila mori vendim që organizata politiko – çlirimtare, që kishte marrë përsipër misionin dhe vendimin historik për luftë të armatosur çlirimtare, duke krijuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të shndërrohej në parti politike (sa i përket Kosovës me kufijtë krahinor të përcaktuar me dhunë e terror nga pushtuesit jugoserbë).

LPK – ja do të ruante organizimin e saj në viset e pushtuara të Kosovës… Rreth kësaj Mbledhje të Përgjithshme të LPK – së kanë ekzistuar dhe ekzistojnë pikëpamje të ndryshme dhe dallime për rëndësinë dhe drejtësinë e saj… por ato nuk janë temë e këtij shkrimi… Fillimisht ajo u quajt Partia per Prosperitet Demokratik e Kosoves. Në Mbledhjen Themeluese te saj nuk moren pjese anetaret dhe “simpatizantet” e asaj qe ishte veteshpallur Drejtori Politike e UÇK-se… Kjo Drejtori politike ishte krijuar nga nje pjese e drejtuesve dhe veprimtareve te LPK-se, qe e konsideronin te “panevojshme” ekzistencen e metejme te LPK-se gjate Luftes… Kjo edhe per t’u shkuar per lale atyre qarqeve dhe qendrave te huaja e “vendore” qe kerkonin eleminimin e LPK-se si force politike drejtuese te Luftes Çlirimtare (UÇK-se). Me shkurt Drejtoria Politike ishte krijuar jashte organeve legale te LPK-se dhe kishte elementet e nje “puçi”… Pjekuria e LPK-se dhe anetareve te saj e “perballoi” kete sfide dhe vazhdoi Luften Çlirimtare me UÇK-ne pa lejuar çarjen qe do te kishte pasoja imediate per Luften tone Çlirimtare…Themelimi i partise, PPDK, tashme ishte fakt i kryer. Ne keto rrethana edhe Drejtoria Politike kishte menduar qe duhet t’i bashkohet kesaj partie dhe ta merrte drejtimin e saj… Pas bisedimeve a pazarlleqeve ishte rene dakord qe partine ta udhehiqte “shefi” i dikurshem i Drejtorise Politike… Rreth kesaj partie u bashkuan ata qe i kishin parapri luftes per liri (shumica absolute e te burgosurve politike), anetare, simpatizante e luftetare te LPK – UÇK -se, por edhe inteligjencia e angazhuar dhe liridashese…

Nuk munguan as ata qe kishin qene ne anen e gabuar te historise. Ne fillim vinin si te ndruajtur e servile deri ne tugitje, por me kalimin e viteve erdhen duke rritur ndikimin e tyre… Ndodhi ajo qe dyshonim se do te ndodhte ! Partia gjithnje e me shume po u “grabitej” anetareve te saj e po behej prone e kryetarit… Elementi antidemokratik (me origjine jugokomuniste) dhe elementi antikombetar (kolaboracionist) po favorizohej hapur nga Kryetari i partise dhe grupi i tij, qe tashme kontrollonte partine dhe zgjedhjet ishin nje farse bajate. Partia, qe me vone u quajt Partia Demokratike po ldkizoheje me shpejtesi. Nuk vonoi te deklarohet (pa debat) edhe si parti e djathte, kurse me vone “e djathte konservatore”!!… Vend deri ne udheheqje zuri edhe elementi erdoganist (gjoja “islamik”)!! Ky element po merrte krah edhe ne kete parti!!PDK-ja u be partia e pare qe futi ne Kuvendin e Republikes shamine dhe mjekrren religjioze per hatrin e Erdoganit!! Ajo lejoi shamine religjioze edhe ne shkollat tona, duke cenuar rende laicitetin e Republikes dhe traditen tone kombetare e fetare evropiane!! PDK -se iu tjetersua edhe anetarsia qe nuk miratonte tjetersimin e partise…Udheheqja e saj po shantazhohej nga nderkombetaret dhe mekanizmat e tyre te “dhunes”! PDK-ja tashme ishte çfaredo tjeter veç PDK JO! Prania nderkombetare, pasi i “konsumoi” mire e mire nje dite me diell edhe i arrestoi ata qe tashme e kishin “vrare” PDK- ne, kurse Serbise i kishin bere koncesione kercenuese per lirine, pavaresine dhe sovranitetin e Kosoves (kujtojini komunat “serbe”, zonat e mbrojtura “serbe”, ndarjen e Mitrovices, fusnoten, marreveshjen per “asociacionin”, pastaj vijen kufitare me Malin e Zi, etj.)!! Keto edhe ishin arsyet e largimit te pjeses atdhetare, emotive dhe te pjeses se vendosur per pavaresine-shkeputjen e plote te Kosoves shqiptare nga Serbia… Mbeti kryesisht pjesa e profiterve dhe e atyre qe percaktim jetesor kishin zvarritjen, privilegjet dhe perfitimet… Pas goditjes qe i dhane “nderkombetaret”, duke arrestuar kreret e saj, ne krye erdhen (ose i lane) ata qe s’kane asgje te perbashket me konceptin, programin dhe vlerat mbi te cilat dhe per te cilat ishte themeluar PDK -ja!!

Me nje fjale PDK -ja kishte vdekur! Kurse keta qe ishin me aktivet per tjetersimin e PDK-se dhe keta qe ishin “mbeshtetesit” – ultraservilet e “shefave” moren gjiro dhe po bejne pergatitjet e fundit qe sa me pare t’i zevendesojne “shefat” e tyre te ngujuar ne Hage!! Ajo qe nuk i kishte ndodhur Fatos Nanos, ajo qe nuk i kishte ndodhur as Ramush Haradinajt po i ndodhe Kadri Veselit (edhe Hashim Thaçit) pa u mbushur 6 muaj!! PS- ja dhe AAK-ja i kishin pritur me vite “shefat” e tyre pa ua zene vendin e Kryetarit… Edhe ne burg ishin kryetarë… Zevendesimi kaq me ngut i kryetarit te PDK-se, Kadri Veselit, deshmon me se miri se kjo parti nuk e konsideron te pafajshem kryetarin e saj!!?? Turri i elementit jugotitiste, kosmopolit e profiter per t’u “zgjedhur” ne vend te kryetarit aktual me ben me besu se kesaj partie me shume po ia duan varrimin se rilindjen…

Exit mobile version