fbpx
Lajme

Veseli: Faleminderit të gjithëve/ Ai që ka qenë luftëtar nuk mërzitet sepse e di pse ka luftuar!


Kryetari i PDK-së, njëherësh ish Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se ai që  ka qenë luftëtar, nuk mërzitet sepse e di pse ka luftuar.

Madje Veseli theksoi se lufta e UÇK-së ishte e shenjtë dhe luftëtarët e lirisë kanë mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre, transmeton Indeksonline.

“Ai që ka qenë luftëtar, nuk mërzitet sepse e di pse ka luftuar. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e shenjtë dhe luftëtarët e lirisë kanë mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre.Prej ditës së parë kam qenë në UÇK dhe do t’i shërbej kombit tim deri në fund. Serbia ka bërë krime dhe jo shqiptarët. Po të jetë nevoja, do ta mbrojmë me fakte edhe njëherë luftën e drejtë çlirimtare ndaj akuzave të pabazuara”, tha Veseli.

Tutje ai shtoi se historia e Kosovës një herë është shkruar dhe populli ynë ka qenë i rreshtuar drejt. Kurrë askush nuk mund ta ndryshojë atë.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen 👐”,shtoi Veseli./Indeksonline/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close