Lajme
Veseli: Izolimi i shtetit po merr fund
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke komentuar arritjen e marrëveshjes në mes presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit të Malit të Zi, për demarkacionin, ka thënë se në këtë jubile të pavarësisë, izolimi i shtetit merr fund dhe qytetarëve tanë u hapet rruga e liberalizimit.
“Lajm shumë i mirë arritja e konsensusit nacional për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo pjekuri politike duhet të na përcjellë edhe në vendimet tjera të mëdha për vendin. Në këtë jubile të pavarësisë, izolimi i shtetit merr fund dhe qytetarëve tanë u hapet rruga e liberalizimit”, ka shkruar ai në Facebook.