Veseli: Kurti ka hapur kufirin me Serbinë dhe e ka mbyllur me Shqipërinë
Pas presidentit Hashim Thaçi, edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hapur kufirin me Serbinë e e ka mbyllur atë me Shqipërinë.
Në një reagim në Facebook, Veseli ka thënë Kurti “po i ndan shqiptarët”.
“Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë. Në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët. Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm”, ka shkruar Veseli.
Kaos e radhë kilometrike në ditën e parë të rihapjes së kufirit Kosovë-Shqipëri
Kaos, protesta e radhë kilometrike kanë shënuar ditën e parë të rihapjes së kufirit Kosovë-Shqipëri, i mbyllur për më shumë se dy muaj si rrjedhojë e pandemisë së koronavirusit. Radhët kanë qenë të…
KOHA.net / Bashkim Shala / Jun 1
Në ditën e parë të hapjes së kufirit, radhët për pritje për hyrje në Kosovë kanë qenë të gjata. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë dhe posedojnë testin COVID-19, jo më të vjetër se katër ditë, nuk i nënshtrohen procedurave të vetizolimit, kurse ata që nuk posedojnë testin detyrohen të vetizolohen për 7 ditë. Ky vendim fillimisht kishte shkaktuar kaos e pasiguri tek udhëtarët nga Shqipëria, por një urdhër i ardhur më vonë nga Prishtina ka bërë që vetkarantinimi të mos aplikohet për qytetarët nga Shqipëria.
Të hënën presidenti i Kosovës kishte akuzuar Kurtin se po e keqpërdor Policinë e Kosovës duke e urdhëruar atë që t’i dërgojë në karantinë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës.