Lajme

Veseli: Syri i Popullit është VV-ja, le ta harron ndonjë prokuror i korruptuar që mund ta mbyllë rastin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se organizata Syri i Popullit është përgjegjëse për të gjitha sulmet që kanë ndodhur në pesë vitet e fundit ndaj eksponentëve të qeverisjeve të kaluara.

Ai tha se kjo Organizatë nuk është fiktive por shumë reale, pasi njerëzit e saj janë zënë në flagrancë.

Duke iu përgjigjur akuzave të kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti lidhur me organizatën Syri i Popullit, njerëzit e së cilës janë pjesë e Vetëvendosjes, Kadri Veseli tha se Kurti po përpiqet t’i ikë të vërtetës së dështimit dhe paaftësisë për të krijuar institucionet.

“Tentativa për t’i ikur të vërtetës dhe paaftësia për ta krijuar koalicionin qeveritar me improvizime për Syrin e Popullit është një tentativë e dyfishtë nga paaftësia për të realizuar premtimin që e kanë pasur para qytetarëve të vendit Lëvizja Vetëvendosje. Syri i Popullit nuk është diçka fiktive por është reale. Ka njeri të plagosur. Ka njeri të zënë në flagrancë në veprim. Ka veprime të cilat janë konsistente të cilat janë promovuar që nga Kuvendi i Kosovës e pastaj edhe në rrugë. Ka djegie të makinave, ka sulme të eskortës së kryeministrit, ka sulme të zëvendëskryeministrave, ka sulem të deputetëve, ka sulme të familjeve të eksponentëve që kanë qenë gjatë këtyre pesë viteve në qeverisje në pjesën e pozitës, e të cilat i kanë bërë Syri i Popullit. Pavarësisht ndonjë prokurori të korruptuar ose që frikësohet e mendon se në rrethana të reja mund t’i mbyllë rastet, nuk do të mbyllen rastet. Donë të thotë secili duhet të përgjigjet për veprimet që i ka kryer. A sa për mua, unë do t’i shkojë deri në fund në aspektin ligjor dhe bash nuk bënë përshtypje për asnjë individ”, tha Veseli.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close