fbpx
Lajme

Vëshguesi i OSBE: Si u rrahën rusët mes veti në Kosovë, bënë aksident automjeti me tankun

Ish-oficeri kanadez , që shërbeu në Kosovë si vëzhgues i OSBE-së gjatë luftës së vitit 1998-‘99, Paul Mulhall, është i sigurt se UÇK-ja nuk ka bërë krime lufte dhe se ajo ka bërë luftë të pastër çlirimtare. “Unë kam qenë në zonat e luftës dhe i di rregullat që kanë ndjekur ata”, ka thënë Mulhall.

Oficeri kanadez, Paull Mulhall, do të vinte në Kosovë si vëzhgues i OSBE-së, por në fakt ai thotë se misioni i tyre kishte karakter sekret.

Ai ka treguar se me raste ata janë përdorur nga serbët si mburojë për të luftuar UÇK-në. Ndërsa vetëm pas luftës thotë ta ketë kuptuar se vëzhguesit rusë që punonin me ta në fakt luanin lojë të dyfishtë, duke u raportuar edhe serbëve.

Përderisa po largoheshim nga Peja, isha në automjetin e parë që po largoheshim dhe i pashë kushtet e rrugës. Tanket po hynin në Pejë. Dy automjete tona rrëshqitën dhe u përplasën me tanke. Ishte interesante, një kolonel rus, që më vonë u bë gjeneral në Çeçeni, e pashë këtë në TV; ai doli kërceu mbi tank dhe filloi ta godiste ngasësin. Unë menjëherë e kuptova që ata po punonin së bashku, ngaqë ai pati guximin ta bënte këtë. Ai po e godiste, sepse tanku e goditi automjetin e tij dhe atij nuk i pëlqeu kjo dhe nuk ishte faji i ngasësit, por ai e përdori autoritetin e tij si kolonel rus për ta fajësuar. E goditi atë në kokë, kështu që, unë u detyrova t’i them ktheu në automjet se po largohemi. Dhe pastaj ai u ul dhe tha- në rregull”, ka theksuar Mulhall.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close