Dy nga tetë gratë kandidatë arritën të kalojnë në raudin e dytë të zgjedhjeve Nga 204 kandidatë sa kandiduan për kryetarë në 38 komuna, vetëm 8 prej tyre ishin gra.
Dy gra arritën të kalojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve më 19 nëntor.
Mimoza Kusari- Lila nga radhët e Alternativës synon të jetë kryetare e Gjakovës, ndërsa Valdete Idrizi nga radhët e PDK-së është në garë për kryetare të Mitrovicës jugore.