Epilogu

Vetëm pulat i kanë mbetur Vjosa Osmanit pa punësuar, rehatohen burri, vëllai, motra e dy tezaket

Burrin, vëllain, motrën, tezaken e shumë familjarë të tjerë të presidentes Vjosa Osmani, tanimë janë rehatuar në institucionet pubulike.

Të qenit bashkëshort i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut po i sjell shumë përfitime e privilegje.

Ish-bashkëpartiakja e Vjosa Osmanit në Listën Guxo, ministrja Donika Gërvalla – Schwarz, ia ka sistemuar asaj të shoqin në një pozitë të përhershme në MPJD, shkruan Demokracia.com.

Prindon Sadriu është emëruar si i përhershëm në pozitën Drejtor i Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zyrë kjo që ishte lënë pa asnjë punëtor për muaj të tërë.

Pos burrit, vëllai i Presidentes Osmani, Ramadani është punësuar së fundi në BQK (Bankën Qendrore), në pozitën mbikëqyrës i lartë bankar.

Tezakja e presidentes Osmani, Venera Çerkini, është përzgjedhur në pozitën e Drejtorit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, ku ministër është Faton Peci nga Lista Guxo. Punënsimi i saj vjen pasi disa ditë më parë edhe vëllai i presidentes, Ramadan Osmani u punësua në BQK.

Në Komunën e Podujevës me datën 15 qershor të këtij viti është shpallur konkursi për mjekë të përgjithshëm në QKMF me katër (4) pozita , dhe infermier/e i përgjithshëm në QKMF me katër (4) pozita. Në këto punësime familjare ka përfituar edhe çika e tezes së Presidentes Vjosa Osmanit, Jehona Azemi, duke u zgjedhur në pozitën e Infermieres.

Rasti tjetër i nepotizmit që lidhet me Vjosa Osmanin është punësimi i motrës së saj, Iliona Osmani-Mrasori, si inspektore tatimore në Administratën Tatimore të Kosovës. Ajo është në mesin e 20 personave që janë punësuar në konkursin e ATK, i shpallur në mars të vitit 2019. Për këto 20 vende pune kishin konkurruar afër 2.000 veta, ndërsa në testin me shkrim ishin ftuar 512 kandidatë që i kishin plotësuar kushtet minimale të kërkuara në konkurs.

Po ashtu, në një moment ishte emëruar U.D e Rektorit në Universitetin e Prishtinës edhe Luljeta Plakolli- Kasumi, e cila është vajza e tezes së presidentes Vjosa Osmani

Vite më parë Vjosa Osmani kishte deklaruar se shqiptarët po ikin nga Kosova shkaku i nepotizmit. Nuk duhet harruar fakti se presidentja Osmani tanimë ka blerë shtëpi në lagjen luksoze Marigona Hill dhe shtëpi gjysmë-milioni në shtetin e Australisë.

Exit mobile version