fbpx
Lajme

Veteranët e UÇK-së dorëzojnë sot kërkesën zyrtare për ndryshimin e ligjit për Specialen

Sot në Kuvendin e Kosovës do të dorëzohet kërkesë për ndryshimin e Ligjit për Specialen.

Këtë kërkesë do ta bëj Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, shkruan lajmi.net.

Kjo është njoftuar nga vet OVL e UÇK-së me anë të një komunikate për media.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot më 14 gusht 2020, ora 15:00, Kuvendit të Kosovës do t’i bëjë dorëzimin e kërkesës për ndryshimin e ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, OVL e UÇK-së gjatë gjithë kohës kishte bërë thirrje tek deputetët për shfuqizimin apo mos-vazhdimin e mandatit të Speciales.

Kjo e fundit, në prill të këtij viti ka dërguar në Gjykatën Speciale aktakuzën kundër presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close