Shkruan: Lirim Mehmetaj
Meqë doli se i kanë shpenzu 55 mijë euro për ushqim në hark kohor prej 6 muajsh, atëherë i bie që Albin Kurtit dhe këtyre vartësve të tij në kabinet i janë dashur diçka mbi 300 euro në ditë për ushqim.
300 euro në ditë.
Veterani i UÇK-së i merr 170 euro në muaj, gjithmonë nëse nuk është në ndonjë skemë tjetër sociale, apo nëse nuk është duke punuar, përndryshe as ato.
Me qëllim, krejtësisht me qëllim, Qeveria ka refuzuar t’ua bëjë së paku sa paga minimale, 260 euro, që është prapë më pak se sa hanë në ditë Albin Kurti me Luan Dalipin.
Kjo do pëlcas diku, se kështu nuk shkon edhe gjatë.