fbpx
Lajme

Vetëvendosja shkeli Ligjin për Zgjedhjet dhe Kodin Penal duke bartur votues (Fakte)

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë zgjedhjeve të balotazhit, ditën e diel, kanë transportuar votuesit deri te qendrat e votimit. Kjo është dëshmuar me xhirime në njërin prej televizioneve, ku një i ri thotë se është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe se është angazhuar për të transportuar votuesit nga shtëpitë e tyre e deri te qendrat ku ata janë të regjistruar të votojnë. I riu thotë se edhe shumë kolegë të tij aktivistë, kanë qenë të paguar nga Lëvizja Vetëvendosje për të kryer punën e njëjtë.

Ky veprim sanksionohet me ligj. Në nenin 36 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme thuhet se 24 orë para hapjes së Qendrave të Votimit, është e ndaluar çdo lloj fushate.

“Neni 36 Veprimet e Ndaluara Para Procesit të Votimit 36.1 Njëzetekatër (24) orë para hapjes së Qendrave të Votimit për hedhjen e votës, e deri në mbylljen e tyre, subjekteve politike, mbështetësve ose kandidatëve të tyre u ndalohet secili prej veprimeve si më poshtë: a) shpërndarja ose shfaqja në mënyrë tjetër në ndonjërën nga Qendrat e Votimit, ose 100 metra brenda hapësirës së të njëjtës, e çfarëdo lloj materiali me qëllim ndikimi tek votuesit; b) bërja e fushatës në çfarëdo mënyre”.

Ndërkohë Ligji për Zgjedhjet lokale thotë se gjithçka që vlen për partitë në zgjedhjet e përgjithshme, sa i përket kodit të mirësjelljes, vlen edhe për zgjedhjet lokale.

Kjo përcaktohet taksativisht me nenin 15 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale.

 

Në Kodin e mirësjelljes kjo çështje rregullohet në nenin 7.

 

Në Policinë e Kosovës janë dorëzuar materiale dhe biseda mes aktivistëve të Lëvizjes për këtë veprimtari, të cilat i ka publikuar të hënën mbrëma edhe Gazeta Express.

Kryetari i Vetëvendosjes sot gjatë një konference për media, ka konfirmuar se ky subjekt nëpërmjet aktivistëve ka bartur votues drejt qendrave të votimit në balotazhin e së dielës.

Por, Ymeri e ka quajtur të zakonshme një veprimtari të tillë, duke thënë se Vetëvendosja natyrisht që i identifikon votuesit e saj dhe ata votues që pranojnë të votojnë i ndihmon edhe me transport ta kryejnë këtë të drejtë qytetare.

“Kjo është gjë e zakonshme, që ndodh në të gjitha vendet demokratike”, theksoi Ymeri.

Në Kodin Penal paraqitja e rrejshme si zyrtar i OJQ-së, sikur në këtë rast, është e dënueshme. Ky kod sanksionon mashtrimin nëpërmjet emrave fiktivë dhe lajthitjen e votuesve. Po ashtu, ligjet për mbrojtjen e të dhënave ua ndalojnë partive përpilimin e listave me të dhëna personale pa dëshirën e personave.

Në rastin e kronikës së Klan Kosovës mund të merret edhe si ushtrim i ndikimit, vepër kjo e sanksionuar me Kodin Penal të Kosovës, pasi që ndër të tjera gazetares i thuhet se ka qenë në listën e tyre si votues i Vetëvendosjes. /Gazeta Express

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close