fbpx
Lajme

Vetëvendosje në pritje të 9 nënshkrimeve për të iniciuar mocionin e rrëzimit të Qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje sot ka treguar se ka filluar në mbledhjen e nënshkrimeve për të rrëzuar Qeverinë Hoti.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka thënë se tani më e rëndësishmja është që të largohet qeveria Hoti, sepse cdo ditë që shkon i shtohet dëmi vendit.

Haxhiu ka treguar se nga 40 nënshkrime sa duhen për ta iniciuar në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Avdullah Hotit, kanë mbetur të marrin edhe 9.

A ka hequr vijat e kuqe VV ndaj PDK-së? Flet Albulena Haxhiu

“Sot më e rëndësishmja është ta heqim qafe këtë qeveri, sepse cdo ditë që kalon është dëmë i madh.

Duhen 40 nënshkrime për ta iniciuar në Kuvend mocionin, ndërsa  duhen 61 vota, që ai të jetë i suksesshëm”, theksoi Haxhiu.

Ish ministrja e Drejtësisë ka treguar se ka pasur deklarata publike nga zyrtarë të PDK-së të cilët kanë thënë se do ta përkrahin një mocion të tillë.

Ajo  në Info Magazin, nuk ka pranuar të tregoj nëse kanë hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së, duke thënë tutje se organet e LVV-së kanë vendosur vijat e kuqe për këtë subjekt politik, por se tani iu duhen votat e tyre.

Ajo i ka bërë thirrje PDK-së që të votojnë për mocionin e rrëzimit të Qeverisë Hoti.

“Sot gabimi më i madh është që ta lëmë këtë qeveri të vazhdoj këtë qeverisje”, theksoi ajo.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close