fbpx
Lajme

Vetëvendosje: Nuk mund të pranohet një vendim i Kushtetueses që është kundër vetë Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi ka vendosur masën e përkohshme me të cilën ka pezulluar deri më 29 maj zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së Kosovës, shkruan Reporteri.

Vendimi i Gjykatës pasoi kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit Thaçi e cila njëkohësisht kërkoi nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme.

Pas këtij vendimi u rritën tensionet edhe ashtu të acaruara mes presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për preison ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa kjo e fundit dje kërkoi që të mos bëhet presion ndaj saj.

Megjithatë një nga pikëpyetjet gjatë këtyre përplasjeve ishte nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta pranojë apo jo vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatarin e ri për formimin e qeverisë.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar me Lëvizjen Vetëvendosje për t’i pyetur rreth kësaj çështjeje.

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Vetëvendosjes ka lë të nënkuptohet se nuk mund ta pranojnë një vendim, që siç thotë është edhe vet kundër Kushtetueses.

“Në të shkuarën ne kemi pranuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese edhe kur ka qenë kundër qëndrimit tonë. Por, nuk mund të pranohet një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i cili është kundër vet vendimeve të mëparshme të vendimeve të vetë Gjykatës Kushtetuese për çështjen e njëjtë. Ligji dhe Kushtetuta nuk mund të zbatohen me dy standarde. Jo në një demokraci”, ka thënë Manxhuka për Reporteri.net.

Për këtë çështje sot ka folur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës në Mitrovicë ku tha se Kushtetuesja me profesionalizëm duhet ta sjell vendimin.

“Ne po i përcjellim me vëmendje zhvillimet politike dhe Gjykata Kushtetuese nuk mund të mbajë anën e presidentit pa e zhvlerësuar vetën për shkakt të aktgjykimeve më të hershme. Gjykata Kushtetuese me profesionalizëm ta sjellin vendimin. Ne s’bëjmë kërcënime ndaj askujt, si VV jemi kërcënuar e persekutuar vazhdimisht. Unë jam në mbrojtje të Gjykatës Kushtetuese, sulmet i ka prej diku tjetër, tjetër kush është në panik. Në muajin tetor ka ndodh ndryshimi i madh, koha mbrapsht nuk kthehet, regjimi i vjetër janë duke i bërë insinuatat që të ngelet edhe më tutje në pushtet”, tha Kurti. /Reporteri.net/.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close